Këngëtarja e njohur Miriam Cani, tashmë anëtare e jurisë së “The Voice Kids” përveç se të rriturve ka bërë fansa të saj edhe shumë fëmijë.
Pas përfundimit të spektaklit, këngëtarja dhe anëtarët e tjerë të jurisë janë larguar menjëherë nga skena për shkak të situatës së pa menaxhueshme që krijohet pasi i gjithë publiku ngrihet për t’u larguar.
Por ikja e menjëhershme e tyre ka mërzitur shumë prej fëmijëve që kanë dashur të bëjnë foto me ta.
Ka qenë nëna e njërës prej tyre e cila ka komentuar në njërën nga fotot e këngëtares për t’i shprehur zhgënjimin e së bijës.