LGBT nuk është halli më i madh i arsimit shqiptar, as parimi themelor i edukimit evropian

0
230

Dr. Ndriçim Mehmeti

Si ka ardhur koha, papërgjegjshmëria me të cilën flasin ata që i paguajmë sa frëngu pulën për administratorë të jetës sonë, asgjë nuk mund të bëj përshtypje. Por njëkohësisht nuk ka më të rrezikshme se heshtja ndaj injorancës ekstreme për punët e arsimit, që shitet si trend evropian. (“Bota është një vend i rrezikshëm, jo nga ata që bëjnë keq, por nga ta që i shohin dhe nuk bëjnë gjë.” Albert Einstein”) Si gjithnjë, pa pritur e pa kuptuar, Ministria e Arsimit nxori një tjetër xhevahir: Turi ndërgjegjësues në shkollat shqiptare për LGBT. Në pamje të parë nuk ka asgjë të keqe. Le të themi që MASR ka zbatuar rekomandimet që i kanë ardhur nga Bashkimi Evropian. Madje ka të tjerë, që mendojnë se duam, s’duam, do të jemi të detyruar të flasim për LGBT, ndryshe nuk na pranojnë në BE.

Problemi qëndron gjetiu: Pse tani kjo fushatë? A është ndërgjegjësimi për LGBT halli më i madh i arsimit shqiptar?

Për Ministrinë e Arsimit po. Njerëzit do të merren me LGBT, do të nxjerrin nga bagazhi i tyre të gjithë arsenalin që përmban gjuha shqipe dhe e huaj për t’i mallkuar në jetë të jetëve. Por MASR, MSHÇS, janë në ballë të kësaj pune, për të bindur popullin e “trashë dhe gdhë” të Shqipërisë, se LGBT, është e ardhmja e shoqërisë sonë. Dhe e dini pse? Sepse statistikat thonë që në Evropë ka 10% të popullatës që i përket këtij soji. Këtë gjë e morëm vesh, përmes njerëzve më të kulturuari, të lëçitur, të parë e të shkolluar, që qëlluan të ishin femra: Njëra zëvendës ministre e arsimit parauniversitar, e tjetra drejtoreshë e madhe e ministrisë së shëndetit e kujdesit social. Pra arsimi dhe shëndetësia, pasi i thanë tutje halleve të mëdha të shërbimit psikologjik, të ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta, për arsimin e fëmijëve që kanë sëmundje të rralla e nuk mund të shkojnë dot në shkollë, për mundësinë e një shërbimi dental dhe mjekësor më efiçent për fëmijët dhe të rinjtë, u erdhi radha të merren me LGBT. Dhe nuk e kanë keq për besë. Farën e sherrit e hapën, morën hapësirën televizive sa deshën, u kënaqën dhe u gajasën me “tërbimin” e popullit “konservator e thellësisht familjar shqiptar”. Por ama LGBT mbeten një agjendë e rëndësishme e qeverisë. Tani Ministria nuk ka ndonjë gjë të madhe për të bërë,. Studimi për klasat kolektive në gjithë vendin ka përfunduar. Udhëzimin për Maturën Shtetërore 2019, formuluar në kllapi e shkruar me b…, u publikua, udhëzimet për arsimin e lartë ndritën universitetet, puna për hartimin dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të mësuesve po ecën vu e në vend, atëherë çfarë mbetet? Ndërgjegjësimi për LGBT. Me këtë rast MASR, del në sytë e Evropit, si Ministria që po i hap rrugë “evropianizimit” të shkollës, që e bën të ndërgjegjshëm për suksesin q mund të ketë një i ri, kur bën pjesë në këtë komunitet etj. Nga ana tjetër, MASR i mbyll derën apo më mirë të themi ka harruar prej viteve të fillimit të “Ringjalljes”, të promovojë në shkollë demokracinë, të prezantoj instrumente e luftës kundër korrupsionit, shantazhit, seksit në këmbim të notës, ryshfetit, arbitraritetit të drejtuesve të shkollës, dikur komisarë të partisë nëpër lagje e qytete, shtimin e mësuesve ndihmës për të lehtësuar procesin mësimor për fëmijët në nevojë etj. Kjo për faktin se Ministria e Arsimit as nuk i njeh këto probleme dhe as nuk ka për të marrë mundimin të njoh situatën në arsimin shqiptar.

Promovimi i LGBT a është një nga parimet themelore, të edukimit evropian

Nëse prania e LGBT në shkolla, shitet si një nga parimet themelore të sistemit arsimor evropian, atëherë kjo tezë është lehtësisht e përgënjeshtrueshme.  “Arsimi luan një rol qëndror në zhvillimin dhe përhapjen e vlerave themelore të Këshillit të Evropës që janë: demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës, si dhe në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Në këtë drejtim, arsimi, gjithnjë e më shumë, po shihet si barrierë ndaj rrijtes së dhunës, racizmit, ekstremizmit, ksenofobisë, diskriminimit dhe intolerancës. (“Karta e Këshillit të Evropës për edukimin për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut” miratuar nga 47 shtetet anëtare të Organizatës, në kuadrin e Rekomandimit CM/Rec (2010)”.

Dikush mund të thotë se mos ndoshta kur flitet ër diskriminimin bëhet fjalë për këtë kategori? Ja dhe shpjegimi që jep Karta: “Asnjë fëmijë nuk duhet të diskriminohet për shkak të ngjyrës së lëkurës, gjinisë, gjuhës, fesë, opinionit, vendit të origjinës, varfërisë ose pasurisë, paaftësisë ose përkatësisë në një pakicë etnike.” Pra nuk ka kurrkund të shkruar ndonjë fjalë në lidhje me orientimin seksual, apo më keq akoma promovimin e LGBT. Intoleranca, ksenofobia etj, nuk kanë asnjë lidhje me orientimin seksual. Por edhe nëse lajthisim një moment si drejtoresha evropianiste e plot dituri e kujdesit social, se “nuk ka asgjë të keqe promovimi i LGBT, sa kohë 10% e popullsisë në Evropë janë të kësaj kategorie, atëherë lind pyetja: Nëse ne mbrojmë me forcë dhe promovojmë të drejtat e 10% të popullsisë, po mohimi i së drejtës për 90% të popullatës, a përbënë shkelje të rëndë të drejtave universale të njeriut. Pra nëse ne nuk bëjmë përpjekje si Evropa, për të përfshirë nxënësit në shkolla dhe institucionet arsimore prej moshës 3 vjeç e në vazhdim; nuk interesohemi për fëmijët që hanë njëherë në ditë dhe u kërkohet cilësi në mësim nxënie, që shesim drograt me bekimin dhe bashkëpunimin e shtetit në shkolla, që nuk na intereson arsimimi si mjet edukimi por si mjet fitimi etj, a përbëjnë këto braktisje të parimeve dhe vlerave më të mira evropiane në fushën e edukimit? Sigurisht që po. Ministria e Arsimit ka shuam arsye për t’u marrë me problemet dhe hallet e mëdha që kanë kapluar arsimit shqiptar, falë mosfunksionimit të këtij institucioni qendror, në vend që të na ofrojë një shfaqje bajate e pa kurrfarë lidhje, me vlerat dhe traditat e kombit shqiptar si dhe evropiane gjithashtu.  Po kjo duket se nuk përbën ndonjë problem të madh, përballë dëshirës së pa shfrenuar të qeverisë, që nxit institucionet e saj,m të mos merakosen për punët dhe hallet e përditshme të shumicës së njerëzve, por të bëj show e spektakël mediatik, me ca qyqarë që kanë patur guximin të shfaqin hapur orientimin seksual, e që qeveria i tall e i gënjen po kaq hapur se mbështet kauzën tyre.

MASR nuk mund të merret as ka ndërmend të merret me atë që është qëllimi më i parë i edukimit në institucionet shkollore, që është: Edukimi fëmijëve dhe të rinjve me vlerat më të mira të demokracisë, vlerave dhe traditave kombëtare. MASR, është e bindur se vlerat evropiane në shkolla kufizohen pikërisht në promovimin e LGBT. Ju qoftë e mbarë rruga drejt deformimit të natyrës njerëzore, si shprehje e paditurisë dhe paaftësisë për të drejtuar arsimin shqiptar.

@Standard.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here