Fokusi është në vijat horizontale menjëherë nën pëllëmbë.Interpretimi i përgjithshëm është se, sa më shumë vija që keni aq më shumë do të jetoni. Vija e parë, e cila shikon nga pëllëmba poshtë, është më e rëndësishme se të tjerat.
Në qoftë se ajo është e qartë, e pandërprerë dhe e definuar thellë, personi mund të presë shëndet të mirë fizik dhe forcë.
Nëse është e paqartë, e ndërprerë apo e cekët, personi konsiderohet të jetë i pakujdesshëm dhe i dobët. Shumica e njerëzve i kanë 2-3 vija, ndërsa vetëm të rrallët i kanë 4.
Vija e parë e tregon periudhën nga lindja deri në moshën 28 vjeçare. E dyta e tregon periudhën deri në moshën 46 vjeçare ose 56 vjeçare.
Vija e tretë e tregon pjesën deri në 69 apo 84 vjeç, ndërsa vija e katërt e prezanton jetën pas moshës 84 vjeçare.
E problemet shëndetësore shprehen shpesh nëpër secilën prej vijave. Vija e parë dallohet tek meshkujt dhe femrat.
Femrat, vija e parë e të cilave është e ndërprerë ose e lakuar, mund të kenë probleme gjinekologjike, probleme me ngjizje apo lindje.
Vija e parë e ndërprerë ose e lakuar është shenjë se ekziston mundësia e problemeve me organet riprodhuese, vështirësi urinimi apo probleme me prostatë.
Kurse vija e dytë shërben për vlerësimin e pasurisë. Nëse vija është e definuar qartë, e drejtë dhe e pandërprerë, personi mund t’i gëzohet prosperitetit dhe lumturisë.
Vija e tretë e tregon lavdinë dhe fuqinë. Nëse është e drejtë dhe e pandërprerë, individi do të jetë jashtëzakonisht me ndikim në shoqëri.
Vija e katërt zakonisht ndodhet në paralele me vijën e tretë dhe konsiderohet përforcim i vijës së tretë.