Protesta e qytetarëve të Kukësit dhe e mjaft shqiptarëve të Kosovës ditën e Shtunë në Kalimash, duket se nuk do të mbyllet ashtu siç do të donte Edi Rama, me arrestimet e shumta të policisë të bëra gjatë natës.
Ajo është zhvendosur në Tiranë dhe duket se solidariteti sa vjen e rritet.
Ditën e sotme përveç qindra njerëzve të grumbulluar përball drejtorisë së Policisë në Tiranë të cilët kërkojnë lirimin e të arrestuarve, të tjerë kanë protestuar duke shkruar parulla të shumta nëpër mure dhe ura.
“Ju s`keni mjaftueshëm pranga për të gjithë ne, Kur dhuna bëhet ligj liria është afër, Liri për Kukësin”.