Video: Shumë qytetarë i bashkohen familjarëve, kërkohet lirimi i protestuesve…

0
229

Protesta përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë ka rinisur mëngjesin e sotëm. Familjarëve që qendruan gjatë gjithë natës aty i janë bashkuar sot qytetarë të ndryshëm por edhe deputetë të PD. Ata kërkojnë lirimin e 23 të arrestuarve pas protestës së dhunshme në Kukës, kundër taksës së Rrugës së Kombit.
Protesta në kryeqytet nisi ditën e djeshme rreth orës 19.00, ku dhjetëra qytetarë i bënin thirrje policisë dhe kryeministrit për të liruar të arrestuarit. Ata drejtojnë gishtin tek Edi Rama i cili ka urdhëruar arrestimet, sipas tyre të padrejta.
(Lajmi në përditësim…)

*Pamje te protestes se sotme tek Drejtoria e Policise se Tiranes

Protesta te Drejtoria e Policise per lirimin e protestuesve ka rinisur. Qytetare e familjare te bashkuar!/opinion

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here