“45 vjet nga shpikja që ndryshoi jetët tona…

0
220

C_2_articolo_3131853_upiImagepp

SHBA – Deri në vitet 70 fjala celular nuk kishte fare të bënte me elektronikën apo telefoninë. Ishte data 3 prill 1973 kur në New York u bë telefonata e parë nga një telefon celular, i madh sa një kuti këpucësh.

Protagonist i këtij momenti historik, i cili ndryshoi jetën tonë 45 vjet më parë, ishte inxhinieri amerikan Martin Cooper, shpikësi i telefonit të lëvizshëm “AT & T.

Fjalët e para të asaj bisede ishin: “Joel, po të telefonoj nga një telefon celular, një telefon i vërtetë celular, një pajisje e lëvizshme që mbahet në dorë, një telefon celular prej vërteti”, rrëfeu Cooper.

Për të bërë atë telefonatë që hyri në histori përdori një aparat “Dyna-Tac” të peshës 1,3 kg, i pajisur me një bateri që mbante vetëm 30 minuta. Joeli ishte Joel Engel, drejtorit tw Bell Labs dhe rivali i Martin Cooper. Kalimtarët në rrugë mbetën të shtangur nga kjo shpikje e pakonceptueshme për kohën shkruan Tg.com.

Telefoni celular kushtonte rreth 4 000 dollarë, që në ditët e sotme konvertohet rreth 9400 dollarë. Megjithatë, ideja e Cooper për një telefon të mbajtshëm me vete është shndërruar në një prej më të suksesshmeve në historinë e njerëzimit.

Vetëm në vitin 2009 u shitën një total prej 1,2 miliardë telefonash celularë dhe ata janë shndërruar shumë popullorë edhe në vendet e varfra, aq sa besohet se 2/3 njerëz në botë janë të pajisur me një mjet të tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here