Dëmtohet gjatë ndeshjes ylli i Kombëtares shqiptare

0
222

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, është dëmtuar sot në ndeshjen Lokomotiv Zagreb-Osijek në kampionatin kroat, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Grezda u dëmtua në minutën e 35-të të pjesës së parë, teksa u detyrua dhe të linte lojën, pasi nuk mund të vazhdonte të luante.

Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të mesfushorit të Osijekut, teksa ai do të kryejë analiza më të hollësishme në ditët në vijim.

Grezda po kalonte një periudhë shumë të mirë në karrierën e tij, teksa në ndeshjen e Kombëtares kundër Norvegjisë, ishte ndër më të mirët në fushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here