Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në një nga linjat e autobusit në Tiranë. Bëhet fjalë për autobusin e linjës Tiranë-Vorë, në rrugën dytësore Tiranë – Vorë
R.M., 23 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, pasagjer, është konfliktuar për motive të dobëta me fatorinon e autobusit shtetasin H. Begu, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë dhe me kontrollorin e linjës për autobusët shtetasin C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë.
‘Më pas shtetasi 28 vjeçar në bashkëpunim me H.Begun e kanë goditur me mjet prerës thikë 23 vjeçarin nga Kodër Kamza, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën” informoi policia e Tiranes sot.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” .