TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po grabit shqiptarët. Në një videomesazh në “Facebook”, PD ka publikuar shifrat se sa paguhet rruga në 7 vende të Europës, krahasuar me Shqipërinë.
“Edi Rama grabit shqiptarët për të pasuruar koncesionarët!
Edi Rama u ka marrë shqiptarëve 800 milionë dollarë nga taksa e qarkullimit për mirëmbajtjen e rrugëve, por tani kërkon të na grabisë sërish me taksën e Rrugës së Kombit”, deklaron PD.