Çfarë prisnit nga Rama ? Babai i i’u vari në litar !

0
444

Nga Nebil Çika

Ashtu siç pritej 11 prej protestuesve te arrestuar te Kukësit  u lanë me mase sigurie   ne burg ne një gjyq  politik ne një situate te renduar nga shkeljet e renda juridike.  .Tirana  sidomos zona ne disa  kilometra përreth Gjykatës se Rrethit ishte ne shtetrrethim te plote qe nga orët e par te mëngjesit dhe disa ore pas përfundimit te gjyqit   Deputet e opozitës u dhunuan dhe u përgjaken ne përpjekjet e tyre për te qene te pranishëm ne sallën e gjyqit ndërkohe që qytetarët që protestonin nuk u lejuan ti afroheshin ndërtesës se gjykatës . Një gjyq i ngjashëm me gjyqet politike të diktaturës komuniste të cilën pretendojmë se e përmbysëm 28 vjet më parë .

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe ! Personalisht kam besuar që puna  kështu do te shkonte kështu. Ç’ lind nga macja gjuan minj – thotë në proverb dhe  as Rama dhe te tjerë qeveritare e pushtetarë  nuk mund ti shmangen dot kësaj , përkundrazi .  Shqiptaret dhe sidomos kuksianët  nuk mund dhe nuk duhet te harrojnë se i kujt  është Edi Rama , shkaktari  i gjithnjë këtij terrori nga taksa e rrugës tek arrestimet e sotme . Ai është i biri i  Kristaq Ramës  qe firmosi ne vitin 1988  varjen  e fundit ne litar te një  poeti ne Evropën komuniste , kuksianit fisnik Havzi Nela. Çfarë  te mire mund te presin kuksianet dhe shqiptarët  nga i biri i atij qe 30 vjet me pare i varte ne  litar kundërshtarët e qeverisë vetëm pse  shkruanin poezi . Mendo çfarë  mund të të bëjnë raca e tyre po u preke  bizneset dhe partë si ne rastin e protestës se Kukësit. Por  nuk është  vetëm Rama, shume gjera  rreth gjyqit sot, arrestimit te protestuesve , mbajtëses ne burg te 11 prej tyre , terrorit ne Kukës , shtetrrethimit ne Tirane etje . Prokurorja e Kukësit, autorja e akuzave  ndaj protestueseve te arrestuar  vjen direkt nga “Baraka  e Nushajve ”  bazës terroriste te komunizmit  shqiptar dhe një prej familjeve kryesore te diktaturës komuniste  me lidhje gjaku me Edi Ramën.  Por  sikur te mos mjaftonte  kjo edhe ata qe priteshin te ishin pro te arrestuarve janë gjenetikisht e politikisht në anën e persekutorëve . Kam lexuar këto dite ne rrejte speciale  qindra njerëz qe me shume te drejte  pyesin : Ku është  Avokati i Popullit ?! Sot  Avokati i Popullit u përfaqësua ne gjyq  ne mënyrën me kriminale te pamundshme me një prej xhelatëve me famëkeq të Sigurimit te Shtetit, ekspertin e torturave, Petrit Azemaj . Azemaj  është ish- torturuesi  i poeteve të pushkatuar Vilson Blloshmi e Genc Leka dhe dhjetëra te burgosurve te tjerë politike gjate diktaturës komuniste.  Përfaqësim me kriminal  nuk mund te behej , sikur ta kenë  porositur vete Edi Rama  e Gramoz Ruçi . Dhe thonë pastaj qe Avokatin e Popullit e ka  propozuar opozita . Jam i siguruat qe  Basha nuk di gjë përfaqësimin  e Avokatit te Popullit ne gjyq me  këtë xhelatin e Sigurimit , e ka ka bere Erainda Ballanca  me koke te saje. Kjo është vërtetë e turpshme . Ka ndonjë institucion  ne këtë vend qe nuk e kontrollon  Edi Rama dhe Sigurimi i Shtetit ?!

Ju pa thënë ne fjalën time ne protestën e te përndjekurve politike ditën qe u zgjodh  kryetra kuvendi  Gramoz Ruçi  qe diktuara  po kthehet dhe se arrestimet , burgjet , e vrasjet politike janë vetëm çështje kohe ?! Ju pata thënë deputetëve te opozitës qe rrezikoheni  te eliminoheni fizikisht. Sot ndodhi . Kreu i grupit parlamentar u rrah e u përgjak publikisht ne mes te gjykatës , mendoni se sa te rrezikuar janë qytetarët pa imunitet  deputeti nga Kukësi ne Sarandë.  Po ju them serish . Hapni sytë .  Diktatura po  instalohet  nga dita ne dite. Tani besoj se e provuat që nga  Rama  e soi i tij politik e gjenetik , nuk mund të pritet  me asgjë e mire. Mos harroni premtimin e tij : Sekeni pare gjë akoma ! Ka edhe me keq. I ati  i varte shqiptarët ne litar. Reagoni  ndaj tij me te gjitha mjetet e mundësitë , sa nuk është vonë !

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here