Dokumenti / Qeveria Obama sponsorizoi Sorosin të financonte Reformën në Drejtësi të Ramës

0
182

Miliarderi Xhorxh Soros ka përfituar nga milionat e taksapaguesve amerikanë për të financuar qëllimet e tij politike në Shqipëri.

 

Lajmin e zbulon “Judicial Watch”, një grupim aktivistësh amerikanë konservatorë, kanë hetuar disa nga financimet e miliarderit në vende të ndryshme të Lindjes dhe kanë publikuar dosjen prej 32 faqesh, se si “Fondacioni për Shoqërinë e Hapur” në Shqipëri, u vu në shërbim të Partisë Socialiste në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama, për të justifikuar mënyrën se si po bëhej reforma në drejtësi.

 

Shifra që ka siguruar Sorosi nga administrata Obama është plot 9 milionë dollarë.

 

“Judicial Watch” e ka bërë hetimin nisur nga interesi i saj, për të hedhur dritë se si u shpenzuan paratë e taksapaguesve amerikanë për qëllime politike të administratës së ish-presidentit amerikan.

 

Por ky dokument zbulon edhe disa detaje mjaft interesante për të kuptuar mbështetjen e fortë që Edi Rama kishte nga ambasadori amerikan, Donald Lu, gjatë negociatave të miratimit të reformës në drejtësi dhe sidomos gjatë krizës politike përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, kur Lu doli hapur kundër bojkotit të opozitës.

 

“Judicial Watch” e siguroi këtë dosje më 26 maj 2017, pasi ngriti një padi për lirinë e informacionit kundër Departamentit Amerikan të Shtetit, pasi ata refuzuan fillimisht të jepnin dokumentet 31 mars 2017.

 

Dokumentet tregojnë se si fonde të USAID u derdhën për llogari të Fondacionit për “Shoqërinë e Hapur” në Shqipëri, i mbështetur nga Soros, për t’i dhënë qeverisë socialiste më shumë kontroll mbi gjyqësorin. USAID ka paguar 9 milionë dollarë në 2016-ën për fushatën e quajtur “Drejtësi për të gjithë” i cili është mbështetur nga “Instituti i menaxhimit Lindje Perëndim” sërish në varësi të Soros.

 

Në mars 2017 një grup prej 6 senatorësh amerikanë të kryesuar nga Mike Lee i dërguan një letër Sekretarit të Shtetit të asaj kohe, Rex Tillerson, që të hetonte nëse zyrtarë amerikanë kishin përdorur fondet e taksapaguesve për të mbështetur Sorosin në Shqipëri. Në letër thuhej: “Fondacioni për një Shoqëri të Hapur” dhe ekspertët e tij me fonde të USAID kanë hartuar të ashtuquajturin “Dokument Strategjik për Reformën në Drejtësi në Shqipëri”. Disa politikanë besojnë se këto “reforma” kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së tij të qendrës së majtë një kontroll të plotë mbi drejtësinë”.

Në rastet e ngjashme, “Judical Watch” kërkon informacion në lidhje me aktivitetet e Sorosit në Maqedoni, Rumani dhe Kolumbi.

https://www.judicialwatch.org/press-room/press-releases/judicial-watch-doj-records-show-obama-administration-helped-fund-george-soros-left-wing-political-activities-albania/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here