Kush është Manjola Prifti, gruaja e “MIRIT TË XHIKES” që u arrestua për trafik droge

0
977

Në Itali, Manjola ka jetuar për disa vjet, përkatësisht nga vitit 1996-2000, së bashku me Fatmir Ramën.

Mësohet se Prifti është arrestuar me qëllim ekstradimi pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. 43 vjeçarja është dënuar me 7 vite e 3 muaj burg për veprën penale pjesëmarrje në organizata kriminale.

Manjola Prifti, ish-bashkëshorte e biznesmenit të ekzekutuar në mars 2003 u arrestua edhe në vitin 2012.

Ajo nuk qëndroi gjatë në qeli pasi Gjykata e kryeqytetit caktoi dje masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Prokuroria e Milanos, urdhër-arresti që në vitin 2005 për të venë e Mirit të Xhikes

Emri i Manjola Priftit, e veja e Fatmir Ramës (Miri i Xhikes, figuron me kartelë të kuqe në listën e Interpolit. Policia e Shtetit zbardh urdhër-arrestin e drejtësisë italiane, për të cilin thotë se 37-vjeçarja dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale në qytetin e Milanos. Aktiviteti i paligjshëm konsistonte në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave dhe ka ndodhur shumë kohë më parë.

“Kapja e Manjola Priftit u bë sepse Interpol Tirana, me shkresë nr.869kl/1, Prot LA-FKB 474, datë 27 prill 2012, e ka shpallur në kërkim me kartelë të ‘Kuqe’. Interpol Roma njofton se për këtë shtetase autoritetet Gjyqësore të Milanos, Itali, kanë lëshuar urdhër- arresti me numër 510/04 RES – 726/2005 ROE” pohojnë burimet nga Policia e Shtetit. Sipas saj, vendimi i gjykatës është lëshuar më 11 korrik 2005 për veprat penale të “bashkëpunimit kriminal”, “trafik droge” dhe “pastrim parash”. Masa e dënimit për këto vepra është deri në 11 vite burg.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here