ftuar në emsionin ‘Studio e hapur’ të gazetares Eni Vasili, deputeti i PD-së Edi Paloka ka folur për debatin e tarifës së Rrugës së Kombit, dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama pas protestës së qytetarëve. Paloka tha se Rama është arrogant, reagon dhe trembet vetëm kur ngrihet populli.
‘’Poezia e tij që i krahasoi shqiptarët me organin gjenital, është e turpshme. Ky njeri vazhdon të jetë arrogant dhe i papargjegjshëm. Ky njeri do të ndërgjegjësohet vetëm nga njerëzit. Deri tani mosbindja civile është arritje e qytetarëve të Kukëist, që e bëri Ramën të kërkonte ndjesë. Ne nismën e morëm nga qytetarët,’’ tha Paloka.
Edh Arian Çani i ftuar në studio tha lidhur me këtë çështje se Rama pati një gjysëmtërheqje, jo 100 për qind, por kjo nuk do të thotë që ka hequr dorë nga tarifa totale e ‘Rrugës së Kombit. ‘Politikisht sot Rama ka fituar kohë për të qeverisur. Ai sot hodhi një kovë me ujë dhe po pret se si do reagojnë njerëzit,’’ tha Çani.