Mësohet se një ngjarje e rëndë është shënuar në një universitet në qytetin Eskishehir të Turqisë, ku një person ka hapur zjarr ndaj studentëve duke lënë katër të vrarë dhe tre të plagosur.
Dekani i universitetit ka konfirmuan numri i viktimave.
Mësohet se sulmuesi është arrestuar dhe po merret në pyetje nga Policia.
Akoma nuk dihet arsyeja që ka shtyrë agresorin në një veprim të tillë, shkruan Haberturk.
Mësohet se personat e vrarë ishin të gjithë pjesë e stafit të Universitetit ndërkohë që gjendja e të plagosurve është kritike për jetën.