Për deputetët e mazhorancës nuk ka asnjë fjalor fyes të përdorur nga kryeministri Edi Rama në seancën e javës së kaluar në drejtim të qytetarëve. Pas mbledhjes së Byrosë parlamentare, Vasilika Hysi theksoi se kryeministri kishte recituar një poezi.
“Nuk është përdoruar fjalor fyer dhe denigrues. Byroja lexoi me vëmendje dhe konstatoi se kërkesa e opozitës nuk qëndronte. Ne u ndjemë të çuditur që u ngrit ky pretendim, pasi nga këqyrja, pas fjalës së Ramës e ka marrë fjalën Basha. Dhe më pas e mori fjalën Vasili dhe s’u ngrit asnjë pretendim. Opozita nuk ishte sot në Kuvend dhe konsumoi një veprim të paligjshëm, tubimi pa asnjë leje. Që nga sot të gjithë deputetet, kryeministër, nuk lejohej kurrsesi që të shprehin asnjë fjalë që merret me dy kuptime. Ai vet thotë po ju lexoj një poezi. Në gjuhën shqipe disa fjalë mund të marrin dy kuptime. Kolegët e opozitës nuk bënë asnjë kërkesë për 7 ditë ndaj kjo ishte një lëvizje tjetër e opozitës”, tha Hysi.