Ka përfunduar autopsia mjekoligjore për rastin e fëmijës 3 vjeç që humbi jetën mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Personeli mjekoligjor në bashkëpunim me grupin e mjekëve specialistë të ngritur për të zbuluar shkakun e vdekjes nuk kanë konkluduar ende.
Ata kanë marrë mostra të cilat do të dërgohen në laboratorin toksikologjik në Tiranë.
Kështu që konkluzionet për shkakun e vdekjes së fëmijës 3-vjeçar do të bëhen pas 2 javësh pasi të dalin rezultatet e këtyre analizave.
Fëmija 3-vjeçar, ka pasur të vjella teksa ndodhej në një kopsht privat në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar. Ai është dërguar menjëherë në Poliklinikën e Specialiteteve në Durrës dhe nga aty drejt Urgjencës se Pediatrisë, por nuk ka mundur të mbijetojë.