Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI, zbuloi detaje të protestave që do të mbahen në vijim. E ftuar në “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi deklaroi protesta do të agravohet deri në shtëpinë e kryeministrit Edi Rama, në Surrel. Ajo paralajmëroi se qytetarët do t’i vendosin tra, Edi Ramës për të hyrë në banesë.
Rakipi: Dëgjova se do të vendosni tra në Surrel?
Kryemadhi: Me ty nuk flas më se ti i nxjerr të gjitha…
Më pas Kryemadhi devijoi bisedën duke thën se Edi Rama mund të ishte ai që do të vendoste tra për të kaluar pranë shtëpisë së tij.
Kryemadhi: Rama mund të vendosi tra edhe në Surrel. Edi Rama e di shumë mirë, sepse në këto 20 vite në karrierën e tij politike ka pasur një fajtor, kur u përmbyt Tirana, thoshte e ka Gonxhe, e ka Shalsi, pastaj thoshte e kanë këta të LSI, por tani kujt do tja lëri fajin. Edi Rama mund të vendosi tra në Surrel, duhet të paguajnë nejrzit, që të kalojnë atje të takojnë Edi Ramën.
Kryetarja e LSI shkoi edhe në ekstrem kur tha se do të gëzohej po të digjej shtëpia e Edi Ramës.
Kryemadhi: Do ngazëllehesha po të shija të digjen kryeministria dhe shtëpia e Edi Ramës. Ngazëllimi im është kur prokurorja ta marri të pandehur, sepe po fusin në burg njerëzit për ndërtim pa leje të çative. Ai zotëria ëshë biznesmen dhe do para, por turp më të madh për politikanin që të jetë në dorë të biznesmenit.
/TPZ.AL