Aksident tragjik, vdes babai i dy fëmijëve. Emri

0
203

Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë në Itali. Viktima është Ylber Islami, babai i dy fëmijëve, i cili jetonte prej disa vitesh në komunën Tortona në rajonin e Piemontes.

Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites në autostradën A 21.

47-vjeçari shqiptar po punonte në kantierin rrugor të hapur në këtë rrugë në afërsi të qytezës së Castello d’Annione.

Gjatë pozicionimit të një kartele rrugor që sinjalizonte punimet shqiptari është aksidentuar për vdekje nga një automjet tip “Toyota Aygo”.

Mediat italiane informojnë se drejtuesi i automjetit është arrestuar me akuzën e vrasjes së qëllimshme rrugore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here