Ndërsa kemi javë që kemi hyrë në pranverë sërish temperaturat dhe moti vazhdon të jetë i paqëndrueshëm.
Sipas parashikimit të motit për pasditen e sotme dhe nesër, pritet të ketë reshje lokale shiu dhe në zona të veçanta edhe intensive, por që do të jenë të shkurtra.
Kështu thuhet në parashikimi e motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Më poshtë parashikimi për sot e nesër:
Reshjet
Sot pasdite priten reshje të dobëta, përjashtuar zonat malore në lindje, ku në hapësira mjaft të kufizuara ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të jetë intensive, por me kohëzgjatje të shkurtër. Nesër priten reshje të dobëta në orët e mesditës, kryesisht në jug të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 24 °C
në vendet e ulëta: 8 / 23 °C
në vendet malore: 4 / 19 °C
Era
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet.
Rreziqet
Sot pasdite dhe nesër nuk pritet rrezik për zjarre