Meta: Jemi në kohë konfliktualiteti, duhet fuqizim i shoqërisë civile

0
190

Presidenti Ilir Meta kërkon një fuqizim të shoqërisë civile, në një kohë që sipas tij “jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi”. Ai foli në aktivitetin e themelimit të “Aleancës Kombëtare të Studentëve Senator”.

“Për fat të keq dhe këto kohë jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi, arbitrariteti dhe arrogance prandaj besoj se e gjithë shoqëria jonë ka nevojë për një fuqizim të shoqërisë civile, të mendimit të pavarur përtej ideve, ideologjive dhe interesave për pushtet të forcave politike. Vendi ynë ka nevojë për institucione të tilla të besueshme, të qëndrueshme dhe të respektueshme nga të gjithë”, tha Meta.

Ai dha dhe një porosi për të rinjtë që studiojnë jashtë vendit. “Të rinjtë mos ta shohin kthimin në Atdhe me skepticizëm se nuk i krijon mundësinë për tu integruar në tregun e punës, vendimmarrje dhe qeverisje. Kam besimin se themelimi i kësaj aleance është mesazh i duhur për rininë shqiptare. Ju duhet të jeni në krye të progresit dhe emancipimit shoqëror të vendit”, tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here