Bie në humnerë, humb jetën 45 vjeçari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lemnysh të Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit. Arben Jonuzi 45 vjeç, baba i dy fëmijëve me banim në këtë fshat, ka humbur jetën ndërsa ka rrëshqitur dhjetra metra në një greminë të thepisur. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit të cilët po përpiqen të nxjerrin prej andej trupi e pajetë. Por e kanë mjaft të vështirë për shkak të terrenit të thepisur. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes i ndjeri ka qenë duke ushqyer bagëtitë në mal kur ka rrëshqitur në greminë. Operacioni për nxjerrjen e trupit vazhdon