E ftuar në ‘Fax News’ deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj u shpreh se protesta e sotme e Shoqërisë Civile kundër qeverisë është në të njëjtën linjë me aksionin opozitar, dhe nuk sheh arsye për ndarje.
Mehmetaj tha se Rama po bie dhe ftoi të gjithë qytetarët që atij ti japin një të shtyrë .
“Unë mendoj që ne jemi në të njëjtën rrugë, qëllimet janë të njëjta, pasi opozita u vu në nevojë të qytetrëve, nuk shoh që të ketë ndasi, unë për vete isha sot në protestë dhe nuk shon ndonjë ndarje. Besoj se edhe ajo që bëri sot Shoqëria Civile ishte Mosbindje Civile. Ne jemi në të njëjtën anë. Sot kemi arritur ndë ditën që qytetari i thjeshtë është i mbytur me taksa. Ne jemi në protestë se në Shqipëri nuk jetohet më.
Rama është në ikje ne po i japim dorën e fundit dhe u bëj thirrje të gjithë qytetrëve që ti bëhebn pjesë e asaj që po bëjmë ne. Opozita u vendos në krah të qytetarëve”, tha Mehmetaj.
Në lidhje me bashkëbisedimin e Ramës me disa qytetarë kuksianë për tarifën në Rrugën e Kombit Mehmetaj tha se ai nuk është i sinqertë por thjeshtë kërkon të fitojë kohë.
“Nuk mu duk bashkëbisedim. Banorët e Kukësit kanë qenë aty, kush është burrë shteti të flasë me ta përballë, por jo tani se është shumë vonë, tani është thjeshtë të fshihesh.
Nuk është fare në interesin e tij të ndihmojë qytetarët, se meraku i tij është që të zhvasë sa të mundet. Nuk e shoh si ndryshim të qëndrimit por po fiton kohë që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet”, tha Mehmetaj.
E pyetur nëse opozita mund të organizonte protesta si ajo e Kukësit, deputetja e LSI-së u shpreh se fjalën e ka populli dhe opozita do të mbështesë ata qoftë në protesta si ajo e Kukësit apo forma të tjera të organizimit.
“Besoj në atë që kryetarja Monika Kryemadhi tha disa ditë më parë, tani situata është në dorën e qytetarëve, e vetmja ambicie e opozitës është që kjo qeveri të pastrohet nga kjo klikë kriminale, nëse qytetarët na udhëheqin në një protestë si ajo e Kukësit ne jemi të gatshëm të jemi në krah të tyre”, tha Mehmetaj.
Deputetja e LSI-së tha gjithashtu se janë në kontakt me familjarët e 11 të arrestuarve të Kukësit dhe protesta për lirimin e tyre do të vazhdojë.
“Ata e ndiejnë praninë e opozitës, ne kemi qenë në kontakt me të afërmit e tyre, dhe jemi përpjekur që ti mbështesim, ne kemi qenë me ta edhe në seancën gjyqësore. Ne kemi patur vazhdimisht komunikim me ta”, tha Mehmetaj.
E pyetur në lidhje me refuzimin e pranimit të kërkesës së LSI-së për përjashtimin e Ramës nga byroja politike për shkak të fjalorit të tij në Kuvend, Mehmetaj tha se vendimi i kolegëve të maxhorancës nuk ishte surprizë për të, pavarësisht se vendimin për të mos e përjashtuar Ramën e quajti absurd.
Mehmetaj tha se protesta do të vazhdojë dhe se opozita kë një mbështetje të madhe popullore.
“Ne jemi çdo ditë në protestë, kërkesa për mbështetje është shumë e madhe, nga minatorët, tek naftëtarët, biznesi I vogël, e gjithë java do të jetë pa dyshim jo vetëm një protestë por do të japë një mësim të mirë demokracie”, tha ajo.