Tirana është tronditur mëngjesin e së dielës ngaj në shpërthi i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht pranë ambasadës ruse në Tiranë, ku mësohet se një bombul gazi ka shpërthyer në një Fast Food.
Kalimtarët e rastit por edhe banesat dhe bizneset aty pranë ambasadës ruse u tronditën nga një shpërthimi i fuqishëm që vinte nga kati i parë i nëndheshëm i një dyqani fast-food.
Nga flakët e mëdha mbeti i plagosur një person që ishte brenda në byrektore, ndërsa i alarmuar ka dalë jashtë i përfshirë totalisht nga flakët.
“BalkanWeb” ka siguruar fotot nga momenti i ngjarjes në fjalë, ku shihet se si burrit po tentojnë t’i shuajnë flakët. Nga dyshimet e para bëhet fjalë për shpërthim të bombolës që përdorte dyqani për të gatuar, ndërkohë që vijojnë hetimet.