Ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore një shqiptar 37-vjeçar, punonjës ndërtimi pas një aksidenti në punë në Mazzei në Prato të Italisë.
Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari ishte në punë kur ra nga të paktën 2 metra lartësi dhe përplasi kokën.
Ishin kolegët që lajmëruan shpejt ambulancën dhe e dërguan me urgjencë në spital.
Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por thuhet se ai po punonte në pjesën e brendshme të një ndërtese në rikonstruksion, kur ndodhi ngjarja rreth orës 10 paraditen e të hënës.