Revoltohen qytetarët në Fier: “Ne skemi bukë të hamë, pushtetarët mbushin xhepat…”

0
220

-Bizneset e vogla në qytetet kryesore të vendit të mbështetur edhe nga opozita, kanë ulur gjatë ditës së sotme për rreth 1 ore qepenat në shenjë proteste kundër futjes së skemës së TVSH.

 

 

Në rrugën “Muharrem Agolli” në qytetin e Fierit protestuan rreth 100 biznese  dhe me dhjetëra të tjera në pjesë të tjera të qytetit.

Tregtarët shprehen se nuk i përballojnë dot taksat dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje ata do hyjnë në grevë urie. Një tregtare thotë se ata nuk kanë bukë të hanë dhe t’u çojnë fëmijëve, ndërsa pushtetarët mbushin xhepat me taksat e tyre.

“Unë e blej mallin 10 dhe e shes 12. Atë që unë e fitoj ai thotë unë e dua. Ai thotë është rritur ekonomia, çfarë ekonomie është rritur? Ekonomia është rritur për pushtetarët se mbushin xhepat me taksat tona. Ushtë rritur, uji, energjia, xhepat tona janë bosh. Nuk kemi çfarë t’u çojmë kalamajve në shtëpi”- thotë një tregtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here