Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se protesta e sotme e bizneseve të vogla u nxit nga politikanët pa Atdhe/
Kujtojmë se biznese në Tiranë, Berat, Fier, Gjirokastër, Lezhë dhe Shkodër bizneset mbyllën dyqanet pasi janë kundër pagesës së TVSH. Dhjetëra qytetarë pohuan sot se po falimentojnë për shkak të taksave.
REAGIMI I VASILIT
Kryeministër shkollepak dhe i lig qe urren popullin e tij nuk e meriton Shqipërinë për Atdhe
Kryeministri, qe krahason popullin me organet e mashkullit eshte eshte nje jabanxhi i lig ne token dhe popullin qe nuk i perket.
Kryeministri pa popull, pa atdhe, pa fe dhe antifamilje eshte mish i huaj ne Shqiperine tone te varfer por fisnike, atdhedashese,
solidare mes vetes dhe shembull i familjes se forte.
Shkollepakesia dhe ligesia sebashku pjellin vetem idiotesi kryeministrore.
REAGIMI I RAMES
Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’ Rama e cilësoi protestën një tallje nga njerëzit e politikës, duke shigjetuar kështu opozitën. Kreu i qeverisë tha se biznesi i vogël është i përjashtuar nga taksa, për sa i për ketë TVSH, kryeministri thotë së ajo nuk dëmton biznesin e vogël, por kontrollon biznesin e madh.
“Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe!Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH!Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve”, pohon Rama.