Një tjetër shtetas shqiptar, që jetonte dhe punonte në Itali ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa punonte.
Ngjarja ka ndodhur sot në Comacchio dhe sipas mediave italiane, viktimë ka mbetur shqiptari me inicialet C.K., 49 vjeçar.
Ai po punonte për ndërtimin e një sheshi brenda kampit Mare Pineta në Lido di Spina. Ai jetonte në Berra.
49-vjeçari thuhet se u aksidentua për vdekje nga makineria që po bënte çimenton, nga ku ai po e hiqte me lopatë.
Makineria u shemb dhe e plagosi për vdekje punëtorin shqiptar.
Megjithatë, ai do i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Ferrara për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes.