Partia Demokratike pritet t’i rikthehet punimeve të Kuvendit pas një mungese më shumë se një javore. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të mbledhë sërish sot grupin e deputetëve pas mesditës.
Kësaj here jo për ndonjë aksion në funksion të mosbindjes civile, por për seancën e nesërme, në të cilën mësohet se opozita do të marrë pjesë.
Të enjten e kaluar, opozita ishte angazhuar në bllokimin e rrugëve në shenjë të mosbindjes civile, por nesër ajo do ulet në Kuvend për të diskutuar mbi rendin e ditës.
Nesër në Kuvend pritet të diskutohet kryesisht për raportin e veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2017 si dhe raportin e veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017. Megjithatë, fokusi i PD-së pritet të jetë gjetkë dhe të orientohet drejt problematikave që ajo ka parashtruar këto ditë edhe ne protesta qe ka marre pjesë.
© SYRI.net
Lexo edhe:
- Crawford i përgjigjet Kryeministrit, nese djegin në SHBA, ka diçka që nuk shkon, qeveria shton taksa kot
- Raporti Freedom House, Presidenca: Keqardhje për keqpërdorimin për axhenda të caktuara politike
- FOTO/ Vetingu, nis seanca dëgjimore për gjyqtarin Besim Trezhnjeva