Sazan Guri, ambientalist gjatë emisionit 360grade të Artur ZHEJI-t u shpreh se kuksianët zgjuan qytetarët shqiptarë, ndërsa shkrimtari Ilir Demaliaj u shpreh se nuk ekziton qeveria e keqe, por populli dele. Sipas tij modeli Kukësit duhet të ndiqet nga e gjithë shqipëria, që qeveria të mendohet para se marri vendime
Guri: Kuksi zgjoj qytetarët. Ne po merren taksa, pa fund. Na janë marrë taksa pa fund për rrugën e Kombit, taksa Majko, taks Berisha, taksa karburanti, taks qarkullimi. Këta luajnë me shqiptarët…
Demaliaj: Duhet mbajtur ngrejtur flaka e kuksianëve. Një nga sukseset më të mëdha që kanë shqiptarët, pasi duhet të jetë një model që qytetarët shqiptarë duhet ta ndjekim. Në një shtet ku kemi një kushtetutë dhe një kod penal, nuk mbahet në burg ata që kanë vjedhur prona e miliona e lekë, këto lirohen, ndërsa këta që protestuan për të drejtat e tyre mbahen në burg. Sjemi të barabartë përpara ligjit. Modeli i Kukësit është një model që i jep mesazh qeverisë. Ronald Reagan ka thënë se nuk ka