Pas lajmeve për një kalim të mundshëm nga televizioni Vizion Plus drejt Klan Plus, të moderatorit Turjan Hyska, ka ardhur reagimi nga ky i fundit.
Në një postim në Insta Story, Hyska shkruan se lajmi i shpërndarë nga portal Xing.al është i rremë.
Pak minuta më parë, Hyska në një video tjetër, është kapur me moderatorin Ermal Mamaqi, që sipas tij është bërë shkaku i daljes së lajmit në media.
“O çna bëre o Mamaq çna bëre, se na çave telefonin. Mbaje mend, do shkosh me pushime në Berat, do rrish 6 muaj, kaq po të them, s’di çdo të të bëj”-thotë Hyska.