Kuksianët shkundin VENDIN/ Protestat mbërrijnë deri në Bruksel (FOTO)

0
289

Prej 31 marsit, 11 banorë të Kukësit që u ndaluan nga policia pas protestës së 31 marsit në rrugën e Kalimashit kundër vendosjes së taksës në rrugën e Kombit ndodhen në burg. Lirimin e tyre e ka kërkuar opozita edhe gjatë seancës së djeshme parlamentare, sikundër edhe shumë qytetarë, që kanë protestuar në formën e mosbindjes civile.

Por një protestë krejt e veçantë është ajo e kuksianit Sokol Nela në Bruksel, i cili kërkon lirimin e 11 kuksianëve që morën pjesë në protestën epike të 31 Marsit dhe që mbahen ende padrejtësisht në burgim.

Protesta e kuksianëve shkundi shoqninë shqiptare të atrofizuar dhe indiferente, shkruan ai në rrjetet sociale…

“Zoti Kryeministër, keni kërkuar falje publikisht kundrejt popullit Kuksian, pra përse nuk çliron djemat e saj? Nuk janë as kirminalë as terroristë. Janë kandidatë për çmimin Nobel!”, shkruhet në pankartën që mban në dorë qytetari kuksian.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here