Një burrë afriknë Afrikën e Jugut është akuzuar për tentativë vrasjeje pasi hodhi vajzën e tij 6-muajshe nga çatia e një kasolleje që policia kishte ardhur për ta prishur.
Burri 38-vjeçarë mori fëmijën dhe hipi në majë të banesës së tij për të protestuar kundër shkatërrimit të kasolleve në Këadëesi, pranë Portit Elizabetë.
Kur një prej policëve u ngjit sipër kasolles për të bindur burrin që të zbriste, ai e kapi nga kyçi i këmbës vajzën dhe e hodhi poshtë. Fotoja tregon policin që po nxiton për të ndaluar babain e çmendur, por ndërhyrja e tij ishte me vonesë.
Fatmirësisht, vajza u prit nga policët që po qëndronin poshtë dhe nuk pati asnjë dëmtim. Babai u arrestua dhe mbi të rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.