Të rinjtë e PD kanë shkuar sot për një protestë simbolike në Surrel, aty ku jeton kryeministri Edi Rama. Protestuesit kanë vendosur një tra metalik si simbol i taksimit të Rrugës së Kombit.
“Ti vëmë traun tek shpia se duhet të paguaje edhe ky taksa”, thonë protestuesit në videon që është publikuar në profilin në Facebook të kreut të FRPD-së Belind Këlliçi, i cili shkruan: “Ne Surrel ke trau me i ri, ashtu sic i pelqen Edi Rames…”