Dymbëdhjetë luftanije gjigante amerikane janë duke lundruar drejt Sirisë.
Aeroplanmbajtësja “USS Harry S Truman”, që transporton mbi 90 aeroplanë është duke u shoqëruar nga pesë luftanije të mëdha që janë nisur drejt Evropës dhe Lindjes së Mesme.
Katër luftanije të tjera besohet se janë afër detit Mesdhe, përfshirë këtu anijet Donald Cook, Porter, Carney dhe Laboon, si dhe dy nëndetëse bërthamore Georgia dhe John Warner.
Lundrimi i 12 luftanijeve gjigante amerikane në këtë mision të rëndësishëm konsiderohet si lëvizja më e madhe ushtarake amerikane që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.
Në ditët e fundit ka pasur përplasje deklaratash midis SHBA dhe Rusisë për sulmet kimike të kryera ndaj civilëve në Siri.
SHBA fajëson presidentin Bashar al-Assad për sulmet kimike, ndërsa Rusia i mohon kategorikisht këto akuza duke e mbrojtur Assadin.