Shpethen tregtaria: Rama më keq se Enveri, i ka mbetur vetëm të vendos nenin 55!!

0
219

Kreu u PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një taki me tregtarë të ndryshëm të Kavajës. Dëgjon ankesat e tregtarëve të cilët kundërshtojnë TVSH-në.

Në një komunikim me to, tregtarët i kanë shprehur frikën e falimentimit nga vendosja e TVSH-së pasi sipas tyre është e papërballueshme.

Krahas TVSH-së, një qytetar është shprehur i shqetësuar dhe për futjen e drogës në shkolla, teksa shprehet se po u shkatërrohen fëmijët e tyre.

“Ky ia ka kaluar Enver Hoxhës o vlla. Vetë neni 55 na ka mbetur. Më mirë ta vendosi dhe atë, të na fusi në burg dhe biem rehat”, tha një nga tregtarët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here