TAHIRI rrezik kombëtar/ Zbulohet kushti i BE-së për negociatat, të burgoset ish-ministri…

0
340

Ish kreu i diplomacisë shqiptare Besnik Mustafaj ka rrëfyer bisedën me një prej ambasadorëve të akredituar në vendin tonë. I ftuar në News 24, Mustafaj deklaroi se një prej përfaqësuesve të një vendi anëtar në BE i ka thënë se Shqipëria nuk hap negociatat për shkak të Saimir Tahirit. Ky i fundit është një nga më të akuzuarit nga opozita duke pretenduar edhe përfshirjen e tij në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike.

“Një ambasador tha që negociatat nuk hapen nga Saimir Tahiri. Shumë vendet do të shtynë hapjen e negociatave, pasi duan që Saimir Tahiri të jetë në burg. Janë vende që kanë peshë në Bashkimin Evropian dhe jo vende të vogla si për shembull Luksemburgu që ka 200 mijë banorë. Tahiri po i bëhet një barrë Shqipërisë”, u shpreh Besnik Mustafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here