Deputetët e Partisë Demokratike u shprehen se kryeministri Edi Rama anuloi vizitën që do realizonte sot në Shkodër nga frika e protestuesve shkodranë të cilët po e prisnin Ramën me patate dhe me vezë.
Kryeministria ka reaguar pak më parë, ku ndër të tjera thekson se takimi me qytetarët e Shkodrës është shpikje e PD-së dhe se Rama ndodhet në Vlorë ku do të nderojë të ëmën e tij.
“Kryeministri nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar Shkodren sot dhe vizita e tij e supozuar, është shpikur nga Partia Demokratike për të nxitur një tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqine e saj. Sot kryeministri eshte ne Vlore per te marre pjese ne takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit te Sherbimit Stomatologjik ne Vlore, ku nena e tij, Aneta Rama, do te nderohet nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e pare ne kete sherbim”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë.