SHKODER- Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia i ndodhur mes protestuesve që do prisnin Ramën shprehet se kryeminsitri ka vendosur të anulojë vizitën e tij në Shkodër. Sipas tij, ai është trembur nga shkodranët.
“Jam këtu me të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës që e tremën kryeministrin Rama. Le të vijë e të përballet me ta”,- thotë deputeti.
Pas tij dëgjohen edhe zërat e protestuesve që ftojnë kryeministrin të shkojë në Shkodër.
Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të ishte i pranishëm në Shkodër, ku do të zhvillonte edhe një sërë takimesh, ku përfshihej edhe biznesi. Por siç duket vizita nuk do të bëhet.