I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, kreu i PAA-së Agron Duka theksoi se qeveria nuk mund të nisë negociata me banorët e Kukësit pa u liruar nga burgu 11 protestuesit.
Sipas tij protesta ishte e drejtë, pasi Rama shkeli në kallo qytetarët.
‘Shkak i protestave ishte ajo taksë e padrejtë. Të gjithë ata që dolën në protestë dolën për të kërkuar të drejtën. Prandaj as ata 11 nuk duhet të jenë në burg. Pra ose të gjithë ose asnjëri. Ne nuk mund të rifillojmë negociatat me banorët e zonës pa nxjerrë më parë nga burgu ata të 11’, deklaroi Duka.