Noka shpërthen ndaj Ramës: Kur ai na thotë pylli, unë i them pylli i satëme…

0
259

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka replikuar sërish me kreun e qeverisë Edi Rama pas seancës ku ai hodhi miell në drejtim të kreut të qeverisë. Ai ka dhënë një intervistë në emisionin “Kjo javë” në News24, ka folur rreth situatës që ndodhi në të enjten në Kuvend,

Ai foli dhe për sjelljet e ndryshme, por ju përgjigj dhe deklaratave të Ramës, ku tha se kryeministri është ai që ka fyer të gjithë deputetët e opozitës dhe të gjitha veprimet kanë qenë vetëm përgjigje për sjelljen e pahijshme të tij.

Ja disa pjesë nga intervista

A janë të tolerueshme sjelljet në Kuvend, Rama tha se ju e keni sharë nga nëna?

Ky kryeministër është bërë i padurueshëm. Largimi i tij është bërë emergjencë kombëtare. Shqiptarët sot në pamundësi për të jetuar këtu, marrin arratinë. As pushtuesit më barbarë nuk kanë përzënë kaq shqiptarë nga vendi.

Kur ai na thotë pylli, unë i them pylli i satëme. Nuk ka pasur Shqipëria më rrugaç e më banal se ky Është mjeshtër i viktimizimit. Sëmuri dhe nënën e tij, për t’u viktimizuar para shqiptarëve

Por dhe ju keni pasur pankarta të tmerrshme?

Pse i quan të tmerrshme këto pankarta, kur kryeministri shan gjithë ditën. Gjithmonë ne kemi reaguar pas fyerje që bën Rama, qoftë me zë dhe qoftë nën zë.

Po pse shkuat tek foltorja?

Duhet të kishit një mikrofon që ta dëgjonin së çfarë të sharash bënte ai. E dëgjuar se çfarë i tha popullit shqiptar. Ai ishte poshtërimi më i madh që mundtë ketë bërë dikush shqiptarëve.

Ishte Rama ai që i foli Bushatit?

Ai është mjeshtri i viktimizimit.

Si do të jetë aksioni opozitar?

Nuk jam për të shpalosur aksionin opozitar, por unë them se do të ketë diversivitet në mënyrë në bërjes së aksionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here