Reagon Luan Rama: “Pushteti që kanos me pranga rininë ka fund të turpshëm…”

0
159

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama reagoi në lidhje me protestën e mbajtur sot para vilës së Edi Ramës në Surrel, nga të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së.
Sipas Ramës sot para protestuesve shteti shfaqet me fytyrën e xhelatit.

Ndër të tjera ai shkruan se pushteti që kanos me pranga rininë ka fund të turpshëm.

Reagimi

Koha e rinisë dhe Edi Rama përballë!

Për Floidën dhe moshatarët e saj…

Kanë guxuar të protestojnë e shteti është shfaqur përballë tyre me fytyrën e xhelatit!

Sepse protesta, ky institucion i shenjtë në demokraci, ka trembur Edi Ramën!

Dhe servilizmi ka ndërsyer policinë e keqpërdorur, për të trembur të rinjtë e protestës, me armë e me pranga!

Frika e pushtetit ka gjithnjë fytyrën e prangave! Dhe mjer ai që për pushtetin e vet, kanos me pranga rininë! Sepse ka parathënë fundin e vet të turpshëm.

“E çuem grushtin për me luftue,

Ndër lufta t’reja,

Dhe me fitue…”

Jetojmë në kohë migjeniane!..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here