Dua Lipa: Në fëmijëri s’më pëlqente emri, sepse gjithmonë duhet të tregoja se nga isha!

0
193

Dua Lipa ka treguar se që fëmijë në Britanin e Madhe nuk i pëlqente emri i saj. Kjo për faktin se në çdo prezantim duhej të tregonte se kush ishte dhe nga vinte, ndërsa periudha në të cilën ndodhej Kosova ishte shumë e rëndë.

“Tani jam krenare me të (emrin). Tani jam. Por, kur isha e vogël dëshiroja të më kishin quajtur Hannah, Sarah, Ella… diçka më normale. Duke qenë se me Dua duhet të sqarosh: ‘Jam nga Kosova’”, ka thënë këngëtarja për The Guardian duke shpjeguar më tej se menjëherë e etiketonin me luftën dhe tragjedinë që ndodhte në vendin e saj dhe se diçka e tillë ishte e rëndë për një fëmijë.

“One Kiss” është një prej projekteve më të fundit muzikore të Dua Lipës në bashkëpunim me Calvin Harris. Kënga është publikuar në YouYube më 6 prill, dhe deri më tani ka kaluar mbi 15 milioën klikime.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here