Mjekja Anika Dokle ka publikuar në rrjet një foto të rrallë, fenomen që ndodh 1 në 80 mijë lindje, kur fëmija lind me këmishë, sikundër njihet në gjuhën popullore.
Dhe një rast i tillë është shënuar në Tiranë, në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Lajmin e ka bërë të ditur doktoresha Anika Dokle, përmes një statusi në Facebook, ndërsa poston edhe foton e fëmijës, i cili siç thonë legjendat, pritet të jetë me fat!