Luçiano Boçi, deputet i Partisë Demokratike bën një denoncim në rrjetin social facebok për kurset private si edhe cilësinë e dobët në shkollat publike, siç e quan ai.
Boçi shpreh se familjet duhet të paguajnë shtesë për një shërbim të cilin fëmijët e tyre duhet ta marrin në shkollë. Deputeti i djathtë denoncon shtimin në masë të kurseve private në shërbim të nxënësve të cilat shpallet me letër njoftime nëpër muret e shkollava në mbarë qytetit, madje edhe fare pranë ministrisë së Arsimit.
Postimi i plotë:
HAJDE KURSE….KURSE TË LIRA KËTU.!!!! Familjeve shqiptare i dubet të paguajnë jo vetëm për tekstet shkollore, për rojen e shkollës, për fotokopje, etj etj…, por dhe për mësimdhënien. Nuk thonë kot që arsimi është falas tek ne. Kurset për lëndë të ndryshme, jo vetëm nuk janë ndalur, përkundrazi janë shtuar në mënyrë galopante. Orari i ri shkatërrues 6 në 3, ka nxjerrë tërësisht nga shinat efektivitetin e orës së mësimit. Nxënësve u duhen më shumë orë shtesë, me para në dorë, të kapin ritmin.
“Gjuetarët” e kurseve nuk hezitojnë më, që lajmërimet e tyre t’i ngjisin në muret e gjimnazeve, siç ndodh me kursin e matematikës, por dhe vetëm 200 m larg Ministrisë së Arsimit, siç ndodh tek shkolla “De Rada” me kursin e Kimisë. Ministria ndërkohë këndellet në zyrat e saj ku “ke qejf të rrish”, sipas Ministres. Aferim i qoftë Ministrisë!!!!