Përdhunoi fqinjën e mitur dhe e la shtatzënë, Përgjigja e ADN-së nxjerr të vërtetën tronditëse që…

0
167

Tashmë 55-vjeçarin Ligor Biba nuk e shpëton dot asgjë nga burgu. Një vit më parë, në mars të 2017-ës ai u akuzua për përdhunimin e fqinjës së tij 15-vjeçare. Ngjarja u mbajt e fshehtë dhe vetëm kur e mitura do lindte fëmijën u zbulua skandali.

Por me gjithë dëshmitë e vajzës dhe familjarëve të saj që e kishin Ligorin mik shtëpie, ky i fundit mohoi kategorikisht akuzat, madje dhe të afërmit e tij deklaruan se kjo gjë ishte një shpifje. Por tashmë nuk ka asnjë dyshim. Mësohet se analiza e ADN-së ka treguar që babai i fëmijës është pikërisht 55-vjeçari nga fshati Velçan i Pogradecit.

Mostra gjaku të foshnjës dhe të babait janë krahasuar dhe ka rezultuar se ai është babai i fëmijës së 16-vjeçares, e cila kur ndodhi abuzimi ishte nxënëse në klasë të nëntë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin mars 2017, ndërsa vajza ndodhej e vetme në shtëpi. Ajo ka thënë para policëve se ka pasur frikë të tregojë, por kur ishte shtatzënë presioni ndaj saj ishte shtuar.

“Isha vetëm në shtëpi atë ditë. Personi është bashkëfshatari im, më ka ngacmuar edhe herë të tjera në fshat, por nuk i kisha dhënë rëndësi. Atë ditë më ndoqi nga pas dhe hyri me forcë në shtëpinë time, Nuk e ndalova dot”,- mësohet të ketë thënë ajo në polici në tetor të vitit të kaluar.

“Ngjarjen e mbajta të fshehtë për 8 muaj nga frika. Fillimisht ju tregova prindërve”,- thotë ajo, duke shtuar se ishin pikërisht ata që bënë denoncimin në polici.
Për tronditjen e thellë kanë reaguar edhe prindërit e XH.B. sipas të cilëve jeta e vajzës së tyre është shkatërruar. Ata gjithashtu bënë thirrje për dënim maksimal për 55-vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here