Nënkryetari i LRI, Klevi Pojana ka reaguar ashpër në facebook pasi policia ka larguar në mënyrë mizore qytetarë që tregetojnë në mënyrë ambulante.
Postimi i plotë:
KAM DISA PYETJE SEPSE PO TE FLAS DO TE PLAS!
A i keni pare skenat e turpshme se si trajtohen disa njerez qe varferia dhe papunesia i ka detyruar te kerkojne te ardhurat e nevojshme per te jetuar dhe per te mbajtur familjen duke tregtuar produkte te ndryshme e kryesisht fruta-perime te vete kultivuara?
A mundet dikush te me tregoj logjiken e trajtimit kaq mizor te atyre qytetareve qe tregetojne ne menyre ambulante nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake ne vecanti?
A nuk mendoni dhe ju si une, se te tille qytetar meritojne te nderohen nga shoqeria sepse kane zgjedhur te punojne dhe jo te parazitojne ne kafene e lloto, sepse kane zgjedhur te nxjerrin 5 leke per veten dhe femijet e tyre qe duan te ushqehen e shkollohen pa i futur askujt duart ne xhep, pa vjedhur askend, pa cenuar asnje njeri?
A nuk duhet qe keta njerez, te vleresohen per sakrificen dhe shembullin e tyre por edhe sepse shpesh here na ofrojne produkte shume cilesore e me cmime shume ekonomike?
A sdo te ishte me mire qe ketyre te fundit ti siguroheshin kushtet dhe lehtesirat e duhura ashtu sic ndodh ne qytetet dhe vendet e zhvilluara te botes, perpara se te vetmbrohen te zgjedhurit tane duke thene se nuk plotesojne kushtet e higjenes, nuk jane produkte te kontrolluara e i shmangen detyrimeve ligjore?
Cfare i ofrohet atyre fermereve qe kane pak produkte bujqesore per te tregtuar? Ku jane mini tregjet per shtijen me pakice nga vete fermeret?
Ku ndodh tjeter qe prishet nje treg i madh i njohur si ‘Uzina Dinamo’ gjoja per mungese standartesh dhe higjene dhe i le qytetaret pa nje treg tjeter alternativ, nderkohe po aty ende vazhdohet tregtimi, madje dyqani i mishit ndahet nga dyqani i peshkut nga nje dyqan ne mes, ku tregtohen rroba te perdorura?
A ka vend ku te qendroj ne kete zallamahi sekuestrimi i nje arke me banane, i nje arke me spinaq, i nje thesi me miser, i nje cante me fara luledielli dhe kjo te behet ne menyre demonstrative, ne menyre te dhunshme, ne menyre shtazarake ne prani te dhjetra qytetareve te tjere dhe te shume femijeve a thua se eshte nje aksion per kapjen e ndonje krimineli te shumekerkuar?
Cfare i ofrojne institucionet publike ketyre qytetareve ne kembim? Vende te tjera pune? Ndihme ekonomike?
Apo eshte nje nxitje indirekte per tu larguar nga vendi ose per tu perfshire ne veprimtari kriminale?
Mos duhet valle qe nje njeri i tille qe te fitoje respektin e uniformes policore, ose me saktesisht, pasi une nuk besoj se problemin ai e ka me efektivin me uniforme qe zbaton urdhera por me shefin e tij, te filloj te kultivoje kanabis, te filloje te shes droge, te nisi grabitjet neper shtepia ose te vras dike per ti marre parat?
Do te pranoja cdo pergjigje apo koment nga ju, vetem nje ju lutem mos ma jepni sepse sdo ta pranoja kurre, mos me thoni se po zbatohet ligji, ok?
Shenim. Propozoj per kedo qe e shikon te arsyeshme te nisim nje fushate, aspak politike por shume qytetare, per te mbrojtur keta njerez qe per mua perfaqesojne vlera te jashtezakonshme te shoqerise dhe jane pikerusht keta qe duhen derguar neper gjimnazet tona per tju treguar te rinjve se cfare do te thote te zgjedhesh punen e ndershme dhe djersen e ballit per te mbajtur veten dhe familjen.
Me fisnike se kaq une nuk di te jete gje tjeter ne jete.