Një makine në Fier është djegur pjesërisht, pasi i është vendosur një sasi eksplozivi në pjesën përparme.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 maj”, në Patos ku është djegur mjeti në pronësi të shtetasit E.A.
Njoftimi i policisë
Më datë 16.04.2018, në lagjen “1 Maj”, Patos, është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”, në pronësi të shtetases E.A, banuese në Patos.
Dyshohet se ne pjesen e perparme të mjetit eshte vendosur lëndë plasëse eksploziv.Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Burimet thanë se gruaja qe i eshte vendosur eksploziv ne makine eshte mesuese tek shkolla Zhani Ciko.
Tritoli ka shperthyer ne oren 1:30, kur shtetasja E.A dhe djali i vogel 5 vjecar kane qene ne gjume.
Mesohet se deri tani nuk ka ndonje autor apo motiv te dyshuar, pasi gjate marrjes se deklarimeve ajo eshte shprehur se nuk di te kete ndonje konflikt.