Në një artikull të gazetës franceze Le Monde shpjegohet “Përse fjalët e pista lehtësojnë dhimbjen?”
Fjalët e pista përdoren jo rrallë, edhe ne parlament. Rama është një nga personat që i përdor shumë fjalët e pista, ndonëse përpiqet ti maskojë. E fundit që përdori ishte krahasimi që i bëri popullit si një “organ seksual që nuk ngrihet dot”.
Çfarë tregon përdorimi i fjalëve te pista?
Në shpjegimin e dhënë nga Le Monde rezulton:
Fjalët e pista përdoren për të mbivlerësuar apo nënvlerësuar diçka, për të ofenduar dikë ose për të lehtësuar një frustrim (irritim, mërzitje, dështim, zhgënjim). Ndryshe, ai që i përdor fjalët e pista është ose në gjendje të irrituar, ose është i mërzitur, apo ndjen se ka dështuar.
Ka shumë mundësi që Rama gjendet shpesh në të tilla perceptime dhe mendon të lehtësohet duke deklamuar fjalë të pista, deri perverse. Sepse atij i duket sikur çlirohet pas deklamimit të tyre.
Doktori i psikologjisë, Richard Stephnes, i cili punon në Universitetin e Keele në Britani, ka bërë shumë eksperimente përmes të cilave ka provuar se deklamimi i fjalëve të pista ndihmon gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve fizike.
Pra fakti që Rama përdor shpesh fjalë të pista tregon se ai ndjen dhimbje të cilën e lehtëson duke deklamuar fjalë të pista ndaj interlokutorit, kundërshtarëve, qytetarëve.
Por çfarë faji kanë qytetarët apo interlokutori që Rama të lehtësojë dhimbjet apo frustrasionet e tij duke ofenduar apo sulmuar të tjerët verbalisht me fjalë të pista?