TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Fakultetin e Gjeologji Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës në kuadër të “Javës Botërore të Inovacionit dhe Krijimtarisë”.
Presidenti Meta inkurajoi studentë për të qenë ekselentë, sepse siç tha ai integrimi më i mirë i vendit bëhet nëpërmjet arsimit.
“Fakulteti i Gjeologji Minierave, në ‘ajkën’ e arsimit të lartë dhe punës kërkimore në Shqipëri. Prej dekadash stafi akademik i Fakultetit të Gjeologji Minierave ka një kontribut të jashtëzakonshëm në përgatitjen e specialistëve të gjeologjisë, minierave dhe hidrokarbureve. Duhet të vlerësojmë dhe pasurojmë më tej traditën dhe trashëgiminë elitare të brezave të inxhinierëve të zotë. Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti me kaq shume burime nëntokësore dhe natyrore. Këto pasuri kombëtare të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Shqipëria ka nevojë për një politikë vizionare dhe zhvillimore. Mbetet prioritet ruajtja e mjedisit dhe e Gjeo-monumenteve: parqet, zonat e mbrojtura, burimet termale, lumenjtë, liqenet etj. Vlerësoj faktin se sot Fakulteti juaj ofron Diploma Bachelor dhe Master në degën e re të Gjeomjedisit. Të fuqizojmë dhe rrisim potencialin e gjeo-turizmit, për të promovuar Shqipërinë”, deklaroi Presidenti Meta.
Ndërsa Dekani Vasil Jorgji falënderoi z.Meta, si i pari President që vlerëson lart Fakultetin e Gjeologji Minierave