Shefja e politikes së jashtme te Bashkimit Europian Federica Mogherini e komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn, mbërrijnë në Tiranë mbrëmjen e të martës. Mësohet se zyrtarët e lartë të BE-së do të zhvillojnë takime me krerët me të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare, të mërkurën, një ditë pas publikimit të raportit të progresit. Burimet thanë për se Mogherini e Hahn do të takohen me presidentin e republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.
Mogherini e Hahn pritet që gjatë vizitës në Tiranë të dorëzojnë personalisht raportin e progresit mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ndërkohë që është parashikuar një deklaratë për shtyp e shefes se politikës së jashtme të BE-së Mogherini dhe kreut të qeverisë shqiptare Rama